Kupa e Botës në Katar, përtej diskutimeve të panumërta për korrupsionin, keqtrajtimin e punëtorëve të ndërtimit dhe refuzimin e grupimeve të grave dhe LGTBI+, përfaqëson një sfidë që nuk është paraqitur kurrë më parë për ekipet. Bëhet fjalë për ushqimin.
Lojtarët e rëndësishëm nëpërmjet klubeve të tyre apo profesionistëve privatë që punësojnë gjithnjë e më shumë privatisht, kanë kërkuar të optimizojnë jo vetëm dietën e tyre, por edhe rikuperimet e mëvonshme.
Dhe madje, në disa raste, shërim nga lëndimet e ndryshme. Hoze Blesa dhe “startup”-i “MioBio” kanë bashkëpunuar për më shumë se një vit për të udhëhequr lojtarët profesionistë se si të përmirësojnë performancën e tyre përmes ushqimit dhe pushimit. Nuk është e njëjta gjë të ushqesh një sulmues 85 kilogramësh, kapaciteti fizik i të cilit bazohet në forcën shpërthyese sesa një anësor i aftë 70 kilogramësh, i mësuar të bëjë korsinë nga minuta e parë në të fundit.
Sipas studimeve të “MioBio” për Botërorin në Katar duhen rishikuar dy variable themelore: zëvendësimi i rezervave të energjisë dhe hidratimi. Ushqimi dhe pijet duhet të synojnë rigjenerimin e rezervës ujore dhe elektroliteve, sikurse dhe vëllimin dhe përbërjen. Në fakt, 150% e peshës së humbur do të duhet të rikuperohet e ndarë midis dy dhe tri dozave, me një përmbajtje të moderuar/të lartë të natriumit.