I gjithë qyteti perëndimor i Ukrainës, Lviv, është pa energji elektrike, pas raportimit të disa sulmeve të njëpasnjëshme.
Vendi fqinj Moldavia raportoi gjithashtu ndërprerje “masive” të energjisë elektrike, megjithëse nuk është goditur drejtpërdrejt.
Kryetari i bashkisë së Lviv u bëri thirrje njerëzve të strehohen, ndërsa kreu i rajonit më të gjerë të Kievit tha se infrastruktura kritike dhe shtëpitë ishin goditur.
Rusia ka shtuar kohët e fundit sulmet e saj ndaj rrjeteve energjetike të Ukrainës.
Më herët, një alarm për sulm ajror u lëshua në të gjithë Ukrainën mes raporteve për shpërthime në një numër vendesh.
Kryetari i bashkisë së Lviv, Andriy Sadovy, tha se fëmijët ishin dërguar në strehimore me mësuesit e tyre dhe u bëri thirrje prindërve që të mos i merrnin derisa të mbaronte alarmi.