-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet biznesmeni i “call center” që zhvati të huajt

Kryesoret

Goditet një tjetër call center në Tiranë. Mashtronin qytetarë të huaj nëpërmjet telefonit për të investuar në bursa fiktive, arrestohet biznesmeni i call center dhe 5 punonjës (operatorë).  Shpallet në kërkim administratori tjetër i subjektit dhe procedohet në gjendje të lirë një punonjëse (operatore).

Të arrestuarit janë;

  • E. N., 25 vjeç, banues në Tiranë, administratori subjektit call center;

  • K. Gj., 25 vjeç, Sh. F., 26 vjeç, A. Sh., 20 vjeç, K. K., 20 vjeç dhe H. S., 26 vjeç, të pestë banues në Tiranë, të punësuar si operatorë në këtë subjekt.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim administratori tjetër i këtij subjekti, P. A., 29 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u procedua penalisht D. K., 26 vjeçe.

Sekuestrohen 6 njësi kompjuterike, USB, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

Sipas policisë E. N. dhe P. A. administronin një subjekt privat call center, në rrugën “Faik Konica”. Në këtë subjekt ishin të punësuar si operatorë;  K. Gj., Sh. F., A. Sh., K. K., H. S. dhe D. K., të cilët, së bashku me 2 administratorët, telefononin të huajt dhe u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 njësi kompjuterike, USB, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive. Kjo është call center e disatë që goditet në Shqipëri pas shqetësimeve që janë ngritur nga të huajt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit