Në një kohë kur në Kuvend po diskutohet për Portin e Durrësit, kreu i grupit parlamentar socialit Taulant Balla ka qenë duke parë ndeshjen dhe kjo ka shqetësuar deputeten demokrate, Ina Zhupa.
Kjo e fundit i tërhoqi vëmendjen që të ulte zërin pasi po e shqetësonte gjatë kohës që po fliste në Foltore.
“Zoti Balla ka mundësi që futbollit t’ia ulni pak zërin”, tha Ina Zhupa.
“Bëri gol Brazili”, dëgjohet të thotë nga vendi Balla.