Tre janë personat e arrestuar brenda familjes Cervenaku në Fier për kokainën e sekuestruar mbrëmjen e djeshme mes plehut kimik.
Ish-kryekomunari i PS-së në Fier, Viktor Cervenaku është arrestuar së bashku me djalin Demilsonin dhe të fejuarën e këtij të fundit Enxhi Ferhati.
Në kërkim janë dy kolumbianë, mes tyre Zaimir Rodriguez. Arrestimet janë kryer pas operacionit anti-drogë nga SPAK, DEA amerikane dhe policia malazeze, ku u sekuestruan rreth 200 thasë të plehrave kimikë, ku brenda tyre kishte kokainë.
Thasët u gjetën në oborrin e banesës së Viktor Çervenakut, ish-kryetari i njësisë administrative Frakull e Madhe.
Përgjimet nga DEA dhe partnerët bashkë me palën shqiptare kanë nisur që në fillim të gushtit dhe më pas është arritur të zbulohet se lënda narkotike ka mbërritur në oborrin e shtëpisë së ish-kryekomunarit.
Hap pas hapi dhe kokaina mes plehut! Si i përgjoi DEA dhe i ndoqi trafikantët deri në Fier