-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gruaja me sindromën Down humbet në Apel të drejtën për të abortuar

Kryesoret

Një grua me sindromën Down ka humbur të drejtën për të abortuar në Apel.

Heidi Crowter, 27 vjeç, nga Coventry tha se ishte “e zemëruar që gjyqtarët thonë se ndjenjat e mia nuk kanë rëndësi”.

Gjyqtarët në Gjykatën e Apelit vendosën se ligji i Abortit nuk ndërhynte në të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.

Heidi tha se ajo dhe ekipi i saj planifikojnë të “vazhdojnë të luftojnë” dhe ta çojnë çështjen në Gjykatën e Lartë dhe “të luftojnë atje”.

Sipas legjislacionit aktual për Anglinë, Uellsin dhe Skocinë, ekziston një afat kohor 24-javor për abortin, përveç nëse “ekziston një rrezik thelbësor që nëse fëmija do të lindte ai do të vuante nga anomali të tilla fizike ose mendore sa të jetë me të meta serioze”, e cila përfshin sindromën Down.

Heidi Crowter, e cila ka këtë gjendje, argumentoi se rregullat ishin diskriminuese për njerëzit me këtë sindrom. Ajo tha se legjislacioni “nuk e respekton jetën time” dhe ngriti një çështje kundër qeverisë në Gjykatën e Lartë në korrik 2021.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit