-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

3 vite nga tërmeti i nëntorit, Blushi: Banorët ende rrugëve, ndërtimet e qeverisë jo cilësore

Kryesoret

Sekretari i Përgjitshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar për të tërmetin e nëntorin e 2019.

Blushi, në një postim në Facebook ka shkruar se për shkak të korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë sot ende ka familje që nuk janë futur në shtëpitë e tyre dhe janë braktisur nga shteti, ndërkohë që problematika të shumta janë vërejtur edhe me ndërtimet jo cilësore ku janë strehuar të tjerët.

“Tre vite nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019, nderojmë sot kujtimin e 51 qytetarëve që humbën jetën dhe falenderojmë me mirënjohje Kosovën dhe të gjitha vendet mike e partnere për solidaritetin dhe ndihmat e pakursyera.
Për shkak të korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë sot ende ka familje që nuk janë futur në shtëpitë e tyre dhe janë braktisur nga shteti, ndërkohë që problematika të shumta janë vërejtur edhe me ndërtimet jo cilësore ku janë strehuar të tjerët.
Një Qeveri që vjedh edhe fondet për emergjencat, ndihmat e vendeve mike, si dhe braktis qytetarët më në hall, nuk e meriton asnjë ditë të qëndrojë në detyrë!” është shprehur ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit