Ditë më parëm këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, është bërë pjesë e thesarit të pullave postare të Filatelisë së Postës së Kosovës.
Pulla me imazhin e saj u lëshua në qarkullim nga sot (e shtunë), ditë në të cilën artistja kremton ditëlindjen e saj të 32-të.
Rita gjeti kohë që të shprehë mirënjohjen e saj për këtë nderim Postën e Kosovës, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Ajo publikoi imazhin e saj që ka Posta e Kosovës ka përzgjedhur për të dizajnuar pullën postare të saj, ndërsa u ndje krenare që pjesë e filatelisë është edhe gjyshi i saj, regjisori i mirënjohur Besim Sahatçiu.
“Ndihem shumë mirënjohëse sot. Faleminderit Posta e Kosovës për befasinë e bukur të veçantë për ditëlindjen time. Jam nderuar me një pullë postare zyrtare (nëse doni fytyrën time në të gjithë letrat tuaja) jam e lumtur dhe e nderuar që jam pranë gjyshit tim Besim Sahatçiu, i cili u vlerësua po aq për kontributin e tij në Art dhe Film”, shkroi Rita në Facebook.