“Ndrangheta”, e cila dominon tregun e narkotikëve, ka bërë që të ketë një ulje të çmimit të kokainës si dhe kanabisit.
Ato janë me çmime të përballueshme dhe një gram kokainë kushton nga 80 në 100 euro dhe një dozë është rreth 45 euro.
Nga ana tjetër, çmimi i hashashit dhe i marijuanës duket se është më i ulët: për të dyja, kostoja është 10 euro për gram.
Në fund të fundit, çmimet e kokainës, ose siç quhet “ari i bardhë”, e bëjnë atë të aksesueshme për të gjithë.
Kokaina zakonisht mbërrin me kontejnerë në disa porte italiane, duke përfshirë ato në Italinë Veriore dhe më pas arrin edhe në provincën e Breshias.
Mjafton të dihet se Ndrangeheta e blen me 1000 euro kilogramin, ndërsa mafiozët e tjerë me 1800 euro kilogramin.
‘Ndrangheta’ nuk shet më me pakicë arin e bardhë, por e ka nënkontraktuar këtë kalim te grupet më të ulëta kriminale.
Kështu, në këtë kontekst, rruga që duhet ndjekur është ajo e Ballkanit.
Siç doli në raportin vjetor kundër drogës të Ministrisë së Brendshme, “i ashtuquajturi ‘Karteli Ballkanik’ vepron në bashkëpunim me rrjetet kriminale marokene, shqiptare dhe amerikano-jugore dhe përfaqëson një nga blerësit kryesorë të kokainës së Amerikës së Jugut, të importuar nëpërmjet rrugës së Atlantikut, duke përdorur kompani të mëdha transporti.
Në Ballkan, ngarkesa të mëdha kokaine mbërrijnë nga Amerika e Jugut, në rrugë detare, siç dëshmohet nga konfiskimet e konsiderueshme të kryera në Shqipëri dhe Serbi./ Corriere della sera