“5pyetjet.al” publikon fotot e aksidentit tragjik që ndodhi në orët e para të ditës së sotme në Tiranë ku humbën jetën dy vajza dhe i riu që drejtonte makinën ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Tre të rinjtë po vinin nga Durrësi në Tiranë kur makina e drejtuar nga Arbër Tivari 26 vjeç humbi kontrollin dhe u përplas me trafikndarësen.
Barriera e çau mes për mes. Goditja ishte fatale për dy vajzat Silva Gjergji dhe shoqja e saj ende e paidentifikuar.
Vajzat humbën jetën në vend, megjithëse “airbag”-et janë hapur, asgjë nuk ka mundur t’i mbrojë. Arbër Tivari ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
E frikshme! Barriera çau mes për mes makinën me tre të rinjtë në Tiranë (FOTOT)
Arbër Tivari në mars të vitit 2021 u qëllua me armë zjarri në dorë nga Alket Buçpapaj i cili po ashtu njihej si person problematik për drejtësinë.
Tivari ishte arrestuar edhe më herët për shpërndarje lëndësh narkotike dhe vjedhje.
Pas kontrollit që policia kreu në banesën e tij pasi mbeti i plagosur, Arbër Tivarit iu gjetën municione luftarake, për të cilat u vu nën masën e arrestit.