-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pavarësia! Balla: Deputetët nesër në Hagë për të uruar krerët e UÇK-së

Kryesoret

Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla u shpreh sot, se nesër me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, një grup deputetësh të Shqipërisë dhe Kosovës do të shkojnë në Hagë për t’iu uruar nga afër krerët e UÇK-së për Ditën e Flamurit.

“Komandantët e UCK-së mbahen të arrestuar, në të njëjtin burg, sikur ata që urdhëruan masakrat në Kosovë, Srebrenicë e gjetkë, mbi bazën e disa akuzave të paqena, të një raporti dhe një rezolute turpi, për ata që e shkruan dhe ata që e votuan. Ne shqiptarët i jemi gjithmonë mirënjohës komunitetit ndërkombëtar dhe në mënyrë të veçantë SHBA-ve, të cilet morën përgjegjësinë dhe na erdhën në ndihmë.

Ndërhyrja e parë e plotë dhe e vetme deri më tani, ushtarake e NATO-s në tokën europiane, e njohu luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që solli si rezultat pavarësinë e Kosovës. Kjo po ishte Drejtësia që duhej vënë në vend. Lufta e Putinit në Ukrainë e ka futur Europën në një Epokë të re rreziku. Lufta e Putinit po na risjell shumë analogji. Një ndër to lidhet me faktin se Rusia po flet njëlloj për trafik organesh njerëzore në Ukrainë.

Duhet ta kishim mbrojtur dhe duhet ta mbrojmë legjitimitetin e luftës heroike të UÇK për çlirimin e vendit dhe duke qenë të bindur se pavarësisht se nuk mund të vendosen paralele midis masakrave çnjerëzore, spastrimeve etnike, vrasjeve, përdhunimeve, dhe krimeve të luftës, nga drejtues dhe anëtarë të makinerisë zyrtare luftarake serbe dhe paramilitarët e saj gjatë luftës në Kosovë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit