-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Politikat mbi emigracionin i bën gropën, sondazhe “të zeza” për Braverman

Kryesoret

Mesa duket kryeministri i ri Britanik nuk është pritur dhe aq mirë nga populli i tij. Sondazhi në lidhje me qeverisjen e tij, rezulton katastrofik përballë opozitës laburiste.

Votuesit i besojnë opozitës në 11 nga 12 fushat kryesore të qeverisjes, që nga menaxhimi i kostos së jetës, shëndetësisë, BREXIT dhe e fundit por jo për nga rëndësia, çështjes së ndjeshme të emigracionit ilegal.

Kur të anketuarave ju dhanë 17 emrat e politikanëve nga të gjitha partitë britanike, nëse kishin opinion pozitiv apo negative për ta, udhëheqësi i opozitës Sir Kier Stammer ishte ne krye, ndërkohë Ministrja e Brendshme, Suela Bravermamn, u rendit e  parafundit në vendin e 16, kryesisht edhe për menaxhimin e krizës se emigracionit dhe retoriken e saj ndaj te huajve dhe shqiptarëve në veçanti.

Qartazi shumë pak britanikë kanë besim se qeveria e re do ketë sukses me sfidat e reja, si stabiliteti financiar, kontrolli i inflacionit apo në suksesin e Brexit, pa folur pastaj për krizën e kalimeve ilegale me gomone në La Mansh apo për listat e pritjeve në spitalet britanike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit