Sot Shqipëria feston Ditën e Flamurit. Urimet kanë qenë të shumta. Mes tyre edhe Serbia ka uruar Shqipërinë për 110 vjetorin e Pavarësisë.
Mesazhi i urimit ka ardhur përmes një postimi në Twitter nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë.
“I dërgojmë urimet tona Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe popullit të Shqipërisë, me rastin e festës së Pavarësisë, duke i uruar shëndet, begati dhe paqe”, thuhet në njoftim.
We extend our congratulations to @AlbanianDiplo and to the people of #Albania, on the occasion of their Independence Day, wishing them health, prosperity and peace. pic.twitter.com/X2vjea6nmk
— MFA Serbia 🇷🇸 (@MFASerbia) November 28, 2022