EUROPOL ka zhvilluar ditën e djeshme një megaoperacion duke arrestuar gjithsej 49 persona.
Bastisjet u kryes midis datave 8 dhe 19 dhe ishin të koordinuara në të gjithë Evropën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, duke synuar si qendrën e komandës dhe kontrollit ashtu edhe infrastrukturën logjistike të trafikut të drogës në Evropë.
Në njoftimin e Europol thuhej se ishte krijuar një “super kartel” që kontrollonte 1/3 e tregtisë së kokainës në Evropë.
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha se vetë emërtimi i operacionit “Desert Light” ose “Drita e Shkretëtirës” tregon që tashmë edhe personat të cilët fshihen në Dubai nuk janë më të paprekëshëm.
Karamuço: “Deser Light”, sepse gjithmonë Dubai është quajtur jo vetën parajsë fiskale, por edhe parajsë për të gjithë eksponentët e krimit. Por tashmë ka dritë dhe ata janë të pasigurt. Këto janë fjalët që ka thënë dhe drejtuesi i ERUOPOL. Ia tha :Tani kemi dritë dhe në shkretëtirë.” Dubai ka kthyer rrugë, ka një mentalitet të ri bashkëpunues.