-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jennifer Lopez flet për ndarjen nga Ben Affleck: U ndjeva sikur do të vdisja

Kryesoret

Rruga e Jennifer Lopezit dhe Ben Affleckut drejt martesës nuk ishte edhe aq e lehtë.

Në një intervistë të re me Apple Music 1, këngëtarja e “Marry Me” reflektoi mbi romancën me aktorin e “Deep Water” dhe kujtoi dhimbjen që ndjeu pasi i dhanë fund fejesës së tyre

“Ishte kaq e dhimbshme pasi u ndamë”, i tha Lopez, 53 vjeçare, prezantuesit Zane Lowe.

“Sapo e anuluam atë dasmë 20 vjet më parë, ishte thyerja më e madhe e zemrës sime. Sinqerisht u ndjeva sikur do të vdisja”.

Ajo vazhdoi, “Më çoi në një spirale për 18 vitet e ardhshme, ku thjesht nuk mund ta bëja siç duhet. Por tani, 20 vjet më vonë, ajo ka një fund të lumtur. Ka fundin qw ‘nuk do të ndodhte kurrë në Hollywood’”.

Lopez – e cila ringjalli romancën e saj me 50-vjeçarin Affleck 17 vjet pasi u ndanë për herë të parë – njoftoi të premten se do të publikojë një album të ri të quajtur “This Is Me… Now”.

“Më kapëm në këtë moment kur u ribashkova me dashurinë e jetës sime dhe vendosëm që do të ishim bashkë përgjithmonë”, shpjegoi këngëtarja e “Let’s Get Loud”.

“I gjithë mesazhi i albumit është, Kjo dashuri ekziston. Kjo është një dashuri e vërtetë”.

Bashkë-yjet e “Gigli” u fejuan për herë të parë në nëntor 2002, në të njëjtin muaj që u publikua albumi i Lopez “This Is Me … Then”.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit