Sot Shqipëria feston 78-vjetorin e Çlirimit. Me rastin e Ditës së Çlirimit, Presidenti i Republikës Bajram Begaj dhe zyrtarë të lartë të shtetit nderuan kujtimin e dëshmorëve të Atdheut duke vendosur një kurorë pranë monumentit Nëna Shqipëri në Varrezat e Dëshmorëve.
Por nuk munguan as ithtarët e diktatorit. Fotoja e diktatorit komunist Enver Hoxha është rikthyer në kryeqytet.
Nostalgjikët e diktatorit kanë kryer sot homazhe te Varrezat e Dëshmorëve, teksa në hyrje të rrugës kanë vendosur pankarta dhe lule.
Përveç fotos së Enver Hoxhës, si udhëheqës i Partisë Komuniste dhe strateg i LANÇ, ata kanë vendosur dhe figura të tjera të LANÇ.
Në cdo 29 Nëntor rikthehet debati për ish-diktatorin Hoxha.