Festa e Flamurit kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi e gjeti mes shqiptarëve në Nju Jork duke kremtuar 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Gjatë festës me shqiptarët që kishin mbushur rrugët e Nju Jorkut me ngjyrat kuqezi dhe flamurin me mbishkrimin Çamëria, Idrizi takoi edhe kryetarin e bashkisë, Eric Adams.
Urimet për festën e flamurit dhe shtrëngimi i duarve i lanë më pas vendin një bisede të shkurtër dhe fotove mes komunitetit shqiptar në Nju Jork.