Ulvi Skana u zhduk disa muaj para Ervis Martinaj, ku dyshohet se punonte dhe për të.
E ëma e Skanës e ka mohuar lidhjen e djalit me Martinaj, por nga ana tjetër ai ishte shok me Can Karriqin, i cili ishte një nga njerëzit më të besuar të “mbretit” të basteve.
Thëllëza Skana e pyetur në lidhje me zhdukjen e të birit është shprehur se s’ka asnjë shpresë për gjetjen e të birit.
“Ai as ka vrarë, as ka vjedhur, as me drogë nuk merrej. Unë s’e di çfarë ka bërë, por të paktën të na marrë në telefon të na thotë ku është,” është shprehur e ëma.
Ajo ka shtuar se Can Karriqin e ka pasur fqinj, por nuk është e bindur në lidhje me shoqërinë e tyre.
Skana u zhduk në 17 maji dhe i tha nënës se do të shkonte të merrte një shumë prej 20 mijë lekë të reja tek një shok dhe nuk u kthye më. Ai kishte ardhur 3 ditë para zhdukjes nga Belgjika dhe në sistemin TIMS nuk ka asnjë shenjë që ai të ketë dal sërish jashtë vendit.