Një 40-vjeçar ka mbetur i lënduar në Berat dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit.
L. N. rreth 40 vjeç, banues në Kuçovë, sipas policisë fshatin Mbreshtan në ambientet e një guroreje po riparonte një makinë.
40-vjeçari e kishte vendosur makinën, tip fuoristradë në një krik, por është dëmtuar fizikisht pasi automjeti ka lëvizur nga kriku.
I plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.