IKMT mesditën e sotme ka nisur shembet te “Prestige resort” në Golem, që është në pronësi të biznesmenit Irfan Hysenbelliu.
Grupi mediatik i biznesmenit Hysenbelliu akuzon se ndërhyrja është bërë pa asnjë njoftim, “asnjë dokument zyrtar, në paligjshmëri totale te restoranti”.
Fadroma e IKMT dhe policia, si dhe forcat xhenio kanë shkuar mëngjesin e sotëm pranë “Prestige Resort” në Golem.
Kjo është hera e dytë që ndërhyrjet pas fundit të muajit gusht.