-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kejvina flet për prapaskenat e lidhjes “top sekret” me nipin e deputetit

Kryesoret

Modelja Kejvina Kthella si rrallë herë foli për dimensionet e jetës së saj personale. E pyetur nga moderatoret e “Goca dhe Gra” se cili do të ishte partneri ideal për të, modelja tha se së pari, i pëlqen mirëqenia.

“Duke u bazuar te vetja ime, më pëlqen shumë pamja e jashtme. I gjatë, bjond. Gjatësinë e kam pak problem. Sheik jo. Mua më pëlqen mirëqenia sesa materializmi. Do më pëlqente të kisha dikë që ka njëfarë pozite, gjërat e tjera janë plus. Janë shumë faktorë që duhet të plotësojë” tha Kejvina.

Dalina e pyeti “si i ke qejf çunat, me halle dhe siklete, se më duket ke pasur çuna me halle dhe siklete”. Referenca duket se shkonte për Redjan Rrajën, nipin e deputetit që është arrestuar për atentatin kundër ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Çfarë thoshte Kejvina për nipin e deputetit? Atentati i bujshëm dhe lidhja me “Rrumin”

Kejvina tha se i pëlqejnë ‘bad-boys’ dhe prandaj shpesh herë e ndjekin problemet. “Më pëlqejnë pak ‘bad-boys’. Nuk i kam qejf por më kanë rënë. Kam pasur një lidhje me dikë që ka qenë pa punë. Me lekë nuk e kam mbajtur, por e kam ndihmuar. Kjo lidhje ka qenë pasi jam bërë e njohur. Nuk ka zgjatur shumë, kushedi pse (qesh). Ishte shumë i bukur. Më ndjekin hallet, se më pëlqejnë ‘bad-boys’”.

Me sinqeritet, modelja tregoi edhe çmenduritë që ka bërë në një lidhje dashurie. “Kam bërë çmendurira. Kam marrë avionin pa thënë gjë fare, thjesht më ka gjetur aty. Nëse e them sa orë fluturim, e kuptoni se ku pastaj. Edhe për mua kanë bërë çmendurira. Njëherë dikush kishte mbajtur rreth një muaj WhatsApp-in tim”- tha Kejvina.

Kejvina Kthella: Të dashurin e mbaja me lekë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit