-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kejvina Kthella: Të dashurin e mbaja me lekë

Kryesoret

Kejvina Kthella është padyshim një ndër modelet më të komentuara shqiptare. Ajo ka rrëfyer së fundmi detaje për jetën personale në një intervistë për emisionin Goca dhe Gra, ku u shpreh se ka qenë në një lidhje me një djalë që e ka ndihmuar financiarisht.

“Po, kam qenë. Me lekë s’e kam mbajtur por e kam ndihmuar. Kjo lidhje ka qenë pasi jam bërë e njohur dhe ka dy vite që ka ndodhur. Nuk ka zgjatur shumë”, tha ajo kur u pyet nëse ka qenë në një lidhje me dikë pa punë dhe që e ka ndihmuar financiarisht.

Më tej, modelja tregoi edhe çmenduritë që ka bërë në një lidhje dashurie. “Kam marrë avionin pa thënë gjë fare, thjesht më ka gjetur aty. Edhe për mua kanë bërë çmenduri”, tha Kejvina.

Në vitet e fundit, modelja ka qenë në disa momente kryefjalë e mediave për lidhjen me Redjan Rrajën, nipin e deputetit socialist të Krujës.

Çfarë deklaronte asokohe Kejvina?

Në dosjen e SPAK-ut, mes shumë dëshmish në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, është edhe ajo e modeles Kejvina Kthella, e cila është pyetur, duke qenë se një natë para ngjarjes kishte fjetur me Redjan Rrajën në shtëpinë e saj.

Ajo tregon se më datë 1 nëntor 2019 (ditën kur ndodhi atentati), ka komunikuar në telefon me Redjanin dhe i ka thënë se ishte në Durrës me disa miq.

Ndërsa alibia që Rraja kishte tentuar të ngrinte, është rrëzuar nga bashkëshortja e tij, e cila gjatë deklarimeve ka thënë se Redjani ndodhej në Belgjikë. E po kështu, edhe një përgjim i vjehrrës së tij me një mikeshë, është cilësuar me shumë interes për hetimin.

Çfarë thoshte Kejvina për nipin e deputetit? Atentati i bujshëm dhe lidhja me “Rrumin”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit