Sot pensionistët kanë nisur tërheqjen e bonusit të fundvitit prej 5 mijë lekësh.
Drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado u shpreh se për 66 mijë pensionistë të tjerë që kanë pensione invaliditeti do të akordohet bonusi në shumën 11 mijë lekë.
Gjithashtu ka nisur edhe lëvrimi i bonusit për 64 mijë familje me ndihmë ekonomike, si edhe për gjithë kategorinë e paraplegjikëve edhe tetraplegjikëve.
Hado shpjegoi se qytetarët do të mund të tërheqin bonusin në pikat ku ata tërheqin pensionet në datën e përcaktuar.
Kreu i ISSH-së shpjegoi se bonusi nuk humbet edhe nëse ata nuk do ta tërheqin dhe nuk u humbet e drejta për ta marrë deri në 36 muaj.