-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria e Uellsit: Refugjatët ukrainas të paguajnë për shërbimet

Kryesoret

Qeveria e Uellsit ka njoftuar ditën e djeshme se të gjithë refugjatët që u larguan nga Ukraina për t’i shpëtuar luftës dhe që janë vendosur në Uells do të mbulojnë një pjesë të kostove të akomodimit duke paguar ushqimet dhe lavanderitë.

Atyre do t’u kërkohet të paguajnë pas pesë javësh ose nuk do të marrin shërbimet.

Sipas qeverisë refugjatët duhet të kenë kredi, depozita ose të gjejnë një punë.

Një ndryshim tjetër është se kushdo që refuzon dy ofertat “e arsyeshme” për akomodim dhe kërkon diçka më të mirë do të paguajë nga 25 në 37 paundë , në varësi të madhësisë së familjes.

Rreth 3 000 refugjatë u zhvendosën në Uells në kuadër të programit “Homes for Ukraine”.

Ata jetojnë në qendra mikpritjeje, hotele, universitete ose akomodime komerciale turistike derisa të gjejnë punë dhe të përshtaten me jetën në Uells.

Sipas autoriteteve të Uellsit, më shumë se 500 refugjatë tani kanë gjetur një zgjidhje afatgjatë të strehimit ose janë vetëm duke marrë shtëpi me qira.

Ministrja e drejtësisë sociale në Mbretërinë e Bashkuar, Jane Hutt u shpreh se është krenare që janë në gjendje të mirëpresin kaq shumë njerëz.

Ajo shtoi se do të vazhdojnë të tregojnë mbështetjen e tyre për refugjatët nga Ukraina.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit