Një video e këngëtares britanike, Adel ku shpreh mospëlqimin e saj për filtrat e Instagramit është bërë virale.
Për veç te qeshurave që shkaktoi reagimi i saj, interpretuesja e famshme dhe e nderuar me shume çmime britanike arriti te dërgonte indirekt mesazhin e saj për mospëlqimin e saj ndaj filtrave.
Gjatë shfaqjeve të saj në Las Vegas, Adele iu afrua një adhurueseje të saj e cila po shijonte performancat e saj live në skenën e Colosseum në Caesars Palace.
Por kur ajo pozoi për të bërë një selfie me fansen, kuptoi se ajo dukej krejtësisht ndryshe, nga ngjyra e lëkurës që ishte e artë deri në madhësinë e buzëve.
” Zot, çfarë më ke bërë në fytyrë? Hiqe atë filtër nga fytyra ime. Nuk dukemi kështu dashuria ime,” ishin fjalët e Adel në video.
https://twitter.com/adeledrinkswine/status/1596876954661433344?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1596876954661433344%7Ctwgr%5E8e784c860ecc6de9ea900d3d80c86a87354479df%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.protothema.gr%2Flife-style%2Farticle%2F1313855%2Fadel-viral-i-adidrasi-tis-se-filtro-tou-instagram-den-moiazoume-etsi-agapi-mou%2F