Ndryshojnë çmimet e karburantit pa kaluar më shumë se 24 orë nga vendimi i fundit.
Nga ora 18:00 e ditës së sotme, nafta do të shitet me 209 lekë/litër, një rritje me 3 lekë krahasuar me dje.
Benzina do të shitet me 187 lekë nga 195 lekë/litër që ishte lënë në vendimin e fundit, një rënie prek 8 lekë.
Gazi do të tregtohet me 71 lekë/litër me pakicë dhe 59 lekë/litër për automjetet. Nafta për peshkim do të shitet 116 lekë.