Votimi i primareve ka nisur me problematik në bashkinë e Lezhës. Procesi nis në orën 8:00 në të gjitha bashkitë, por në Lezhë u hasën probleme me listën e anëtarësisë.
Mësohet se komisioni i votimit po verifikon listat, e ndërsa pjesë janë edhe simpatizantët në pritje për të votuar pranë palestrës së gjimnazit “Hydajet Lezha”.
Bashkia e Lezhë përfaqësohet nga 4 kandidatë, të cilët janë: Maks Kola, Salvador Kaçaj, Pashk Gjoni dhe Ergin Mataj.









