Pasditen e sotme në disa portale ka qarkulluar një foto e biznesmenit të njohur kontravers serbo-boshnjak Damir Fazliç, që është shfaqur në Tiranë në prag të Samitit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit perëndimor.
Fazlliç u bë i njohur për publikun shqiptar pas ardhjes së Sali Berishës në pushtet në 2005.
Në muajt e fundit, biznesmeni u rikthye në qendër të vëmendjes pas shpalljes së Berishës “non grata” nga Britania e Madhe, ku ai përmendet si një nga lidhjet korruptive te familjes Berisha.