Kryeministri Edi Rama u pyet sot në fund të samitit në Tiranë lidhur me sulmin kundër ish-kryeministrit Sali Berisha, por e kaloi me shpejtësi duke mos u ndalur gjatë, teksa në konferencë ishte me Charles Michel dhe Ursula von der Leyen.
“E kam dhënë përgjigjen, nuk kam asgjë për të shtuar, është në faqen e internetit të qeverisë” i tha Rama, gazetares që bëri pyetjen. Ish-kryeministri Berisha u godit sot në protestë me grusht në fytyrë nga një qytetar, Gert Shehu, që sipas liderit të PD-së është agjent policie i porositur nga Edi Rama, Bledi Çuçi dhe Ardi Veliu.