Drejtori i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku doli mbrëmjen e sotme në një konferencë për mediat duke hedhur poshtë akuzat e Sali Berishës se autori i sulmit kundër tij është agjent i policisë dhe se gjithçka ka qenë e planifikuar.
“Gerti Shehu nuk ka qenë dhe nuk është agjent i policisë kriminale. gjithashtu nuk është përdorur asnjëherë si i infiltruar apo burim informacioni.
Dokumenti që vërteton gjendjen e shëndetit mendor është vendosur në dispozicion nga mediat nga vetë familja. Policia përgënjeshtron këto deklarata. Sigurojmë Berishën që policia është e angazhuar për zbardhjen sa më parë të rrethanave të ngjarjes” tha ai.