Në mbyllje të samitit të BE-së në Tiranë, gazetarët i pyetën presidentin e Këshillit të Europës Charles Michel dhe Presidenten e KE-së Ursula von der Leyen se kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE.
“Nuk prita për të ardhur në Tiranë. Kam ardhur si kryeministër belg, kam pasur rastin të shkëmbej rregullisht me kryeministrin Rama edhe para shpërthimit të luftës kam qenë në Tiranë. Këto dialogë dhe shkëmbime që na bënë të kuptojmë ne në BE për ta bashkuar në këtë proces.
Duhet përshpejtuar dhe është e vërtetë që lufta e përforcoi këtë bindje. Një dimension politik urgjent. Në Bruksel pati një ndjesi lodhje, braktisje dhe frustrimi, por edhe një reagim të fortë për ta zhbllokuar atë që ishte bllokuar në mënyrë të padrejtë. Shpresoj që procesi të jetë sa më i shpejtë, kjo do të thotë, guxim, punë dhe reforma” deklaroi Charles Michel.
“Tani duket se është hapur perdja. Ne jemi bashkim vlerash, begati dhe të ardhme. E kam pasur të qartë që gjatë këtyre muajve vendimtarë. Me shpresën që në një të afërme të afërt të jemi një trup i vetëm. Kjo luftë e tmerrshme, skandaloze ka sjellë përshpejtim” tha Ursula von der Leyen
“Kur të plotësojmë detyrat e shtëpisë. Ne do i jemi besnikë BE-së edhe nëse BE zhduket dhe nëse do të jemi vetëm ne anëtarë. Ne duhet të bëjmë përparime” tha Edi Rama. Por përse u zgjodh Tirana për Samitin? “Jemi më të mirët, më të vjetrit dhe sepse jemi më besnikët. Për ta, ishte vendi më i mirë për të qenë, sepse është vendi më pro europian në Europë” tha më tej Edi Rama.