Justin Bieber ka prezantuar kompaninë e tij më të re e cila është gati të shuajë etjen e fansave të tij në një mënyrë miqësore me mjedisin.
Javën e kaluar, Justin Bieber dhe partneri i tij i biznesit, Mike Cravalho vizituan Katarin vendin pritës të Kupës së Botës 2022 dhe prezantuan kompaninë e tyre të re të teknologjisë së ujit, Generosity.
Sipas CNN kompania është një degë e markës së ujit në shishe Generosity dhe projekti i ri synon të ofrojë ujë alkaline me cilësi të lartë në ftohës që do të vendoset në qytetet e vendit në mbarë botën.
Qëllimi i kompanisë është të krijojë një rrjet zgjidhjesh të furnizimit me ujë, në mënyrë që ambalazhet që janë tani në përdorim të dalin nga qarkullimi.
Justin Bieber is in the clean water business with his new company Generosity https://t.co/LaESft0Ith
— JustJared.com (@JustJared) December 6, 2022