Endrick Felipe Moreira de Sousa që nga vera e vitit 2024 do jetë pjesë e ekipit të Real Madrid.
Sulmuesi 16 vjeçari brazilian i Palmeiras është talenti që premton shumë për të ardhmen.
Presidenti i “Galaktikëve” nuk është kursyer duke kërkuar 72 milionë euro për transferimin e tij nga ekipi i Palmerias.
60 milionë euro do shkojnë në arkat e ekipit ndërsa 12 milionë euro janë për taksa.
Kontrata e djaloshit me ekipin brazilian përfundon në vitin 2025.
Ndërkohë Real Madrid nuk ka nguruar të ofrojë shumat e parave për sulmuesin i cili ka tërhequr vëmendjen e madrilenëve dhe shumë skuadrave të tjera.
Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka bërë me dije se të gjitha palët kanë rënë dakord.
Sipas tij presidenti madrilen, Florentino Perez dëshiron firmën paraprake të 16-vjeçarit deri në fundin e këtij muaji.
Me blerjen e tyre të fundit Real Madrid afron në ekip një nga talentet më të mëdha të futbollit brazilian.