Gjatë fjalës së tij, në aktivitetin e ditë së Rinisë, Belind Këlliçi ka kujtuar disa nga anëtarët e PD-së të cilët nuk jetojnë më, mes tyre Bujar Nishanin, Sokol Olladashin dhe Azem hajdarin.
Ai ka përshëndetur fëmijët e tyre të cilët ishin të pranishëm në ngjarje.
Nga pamjet është parë teksa vajza e ish-presidentit të ndjerë Bujar Nishani, është përlotur.
“Një përshëndetje shkon për Rudina Hajdarin, vajzën e Azem Hajdarin, Fiona Nishanin, vajzën e presidentit Bujar Nishani dhe Glauk Olldashin djalin e Sokol Olldashit, tre emblema këto të PD-së,” tha Këlliçi.
Pas kësaj u pa teksa Flamur Noka i jepte dorën për mbështetje, bashkë me Jozefina Topallin.