-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përfitojnë 3 mijë emigrantë/ Shqipëria dhe Kroacia firmosin marrëveshjen për sigurimet shoqërore!

Kryesoret

Shqipëria dhe Kroacia kanë firmosur marrëveshjen për njohjen e ndërsjelltë të sigurimeve shoqërore, sipas të cilës do të jenë rreth 3 mijë shtetas shqiptarë që do të përfitojnë.

Lajmin e ka bërë me dije vetë ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ndërsa delegacioni u kryesua na Zëvendministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani ndërsa delegacioni kroat u kryesua nga Znj. Melita Čičak, Drejtor i Sistemit të Pensioneve.

‘Finalizohet me sukses në Kroaci Marrëveshja Kuadër dhe ajo Administrative mes dy vendeve tona, në fushën e Sigurime Shoqërore. Rreth 3 mijë shtetas shqiptarë do të përfitojnë nga kjo marrëveshje e cila do të hyjë në fuqi pasi të ratifikohet nga Parlamentet respektive. Delegacioni Shqiptar u kryesua nga Zëvendministrja e Financave dhe Ekonomisë znj. Olta Manjani ndërsa 🇭🇷delegacioni Kroat u kryesua nga Znj. Melita Čičak, Drejtor i Sistemit të Pensioneve. Mbetemi të angazhuar për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve shqiptarë, me qëllim që puna e tyre të njihet dhe të garantohet me ligj.’, njofton Ministria e Financave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit