Alarm për bombë tek Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit Laprakë, Tiranë.
Një çantë e dyshimtë ndodhet përpara godinës. Kanë qenë vetë punonjësit që kanë njoftuar policinë.
Zona aktualisht është e rrethuar nga forcat xheniere dhe po kryhen kontrolle.
Pritet që të bëhet shpërthimi i kontrolluar i çantës për të mësuar çfarë ka brenda.