-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Japonia për herë të parë bashkëpunim me partnerë evropian, nis projektin e tij më të ri

Kryesoret

Japonia do të bashkëpunojë me Mbretërinë e Bashkuar dhe Italinë për të zhvilluar një avion luftarak të gjeneratës së ardhshme deri në vitin 2035.

Qeveritë e tre shteteve kanë njoftuar ditën e sotme për bashkëpunimin ndërsa arkipelagu kërkon të forcojë mbrojtjen e tij në sfondin e një mjedisi të tensionuar gjeopolitik.

Tokio, Londra dhe Roma po fillojnë një projekt ambicioz për të zhvilluar një avion luftarak të gjeneratës së ardhshme, një program të cilin ata e quajtën GCAP (Programi Global Combat Air”.

Bashkëpunimi i tyre, i cili pritet të bazohet pjesërisht në kërkimin që tre partnerët kanë bërë tashmë në teknologjitë më të avancuara , veçanërisht mjetet ajrore pa pilot.

Kjo do të jetë hera e parë që Japonia ka zgjedhur partnerët evropianë për të zhvilluar një avion luftarak.

Qeveria britanike synon që modeli i ri të mund të përdoret deri në vitin 2035 dhe të shërbejë si pasardhës i modelit RAF Typhoon.

Ambiciet e Britanisë janë për krijim të një aeroplani të shpejtë, më të shpejtë sesa shpejtësia e zërit.

Qëllimi ky që mendohet për të ndihmuar pilotin në rast të mbingarkesës apo stresit të madh.

Modeli i ri pritet të ketë edhe kapacitet për të lëshuar armë hipersonike.

Tempest është duke u zhvilluar pas shqetësimeve të zyrtarëve ushtarakë se Britanisë është duke iu rrezikuar dominimi ajror.

Autoritetet britanike kanë thënë se edhe shtetet tjera mund t’i bashkohen programit.

Franca, Gjermania dhe Spanja  kanë nisur të punojnë së bashku për një dizajn tjetër, ashtu sikurse Shtetet e Bashkuara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit