Avokati i ish-presidentit Ilir Meta, Genc Gjokutaj deklaroi sot se gjykata ka vendosur që të rrëzojë prokurorinë, e cila refuzoi të nisë hetimet ndaj Autoritetit të Dosjeve pas depozitimit të kallëzimit nga kryetari i Partisë së Lirisë.
“Gjykata ka gjetur me vend që të hetohet Autoriteti i Dosjeve. Gjykata i ka dhënë detyra prokurorisë.
Imagjinoni një prokuroi që ka pyetur vetëm anëtarët e autoritetit dhe nuk ka kryer asnjë hetim tjetër që do të nxirrte në dritë ato që kemi kallëzuar.
Hetuesi nuk ka dashur të hetojë. Ky vendim e detyron” tha ai.
Por për cfarë bëhet fjalë?
AIDSSH pretendon se Ilir Meta ka qenë spiun i sigurimit të shtetit para ‘90. Por ky i fundit e paditi në SPAK.
Prokuroria e Posaçme ka shpallur moskopetencë dhe e ka dërguar dosjen në Prokurorinë e Tiranës. Ajo është marrë në shqyrtim nga prokurori Arben Agovi, i cili pushoi hetimet.
Meta e ka paditur Autoritetin e Dosjeve për shpërdorim detyre.
Por prokuroria tha se nga verifikimet që ka bërë e ka gjetur të pabazuar kërkesën e Metës dhe ka dërguar kërkesë në Gjykatën e Tiranës, për mosfillimin e procedimit penal.
Sot, avokati i Ilir Metës tha se Apeli e rrëzoi këtë vendim duke kërkuar që prokuroria të hetojë padinë e ish-presidentit kundër “Dosjeve”.