-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama nga Turqia: Një pjesë e Ballkanit Perëndimor e mendojnë Putin të pafajshëm

Kryesoret

Kryeministri i Shqipërisë Edi Ram ditën e sotme ishte pjesëmarrës në forumin e TRT në Turqi ku ndër të tjera foli për marrëdhënien e vendeve të Ballkanit Perëndimor me të BE-në.

Në fjalën e tij Rama tha shumë vende fqinje ndryshe nga Shqipëria mendojnë se Rusia dhe Putin nuk është një vend kundër demokracisë.

Ndryshe nga pjesa tjetër e Europës, ne Ballkanin perëndimor, ka vende ku mbi 70% popullsisë mendon e Rusia nuk është një agresion dhe se Putini nuk është fajtor, por një lider që mund t’i besohet për sigurinë e kontinentit tonë. Pa Merkelin, nderi i Europës nuk do ishte i sigurt. Ishte ajo që i hapi derën emigrantëve në Gjermani në krizën e madhe të Sirisë. Por, pa Erdogan, muret e Europës nuk do të qëndronin në këmbë. 

Gjithashtu Rama theksoi se Turqia ka një rol shumë të rëndësishëm në marrëdhënit e Rusisë me Ukrainën.

Turqia ka një qasje gjeopolitike shumëpalëshe dhe një optikë strategjike.

Ajo kupton thellësisht Lindjen e Mesme dhe Mesdheun, po ashtu është e angazhuar me Mesdheun dhe Azinë Qendrore. Turqia ka gjithashtu  rol në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.

Presidenti Erdogan i ka qëndruar larg aleancave të luftës së ftohtë, duke farkëtuar në mënyrë gjeniale një ambicie kameleonike për të qenë nusja në çdo dasmë dhe foshnja në çdo pagëzim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit