Kryeministri Rama ka zhvilluar një vizitë në Turqi, ku ka marrë pjesë në TRT World Forum, një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë.
Pjesëmarrjen në këtë forum, Rama e ka shfrytëzuar edhe për të takuar nga afër Presidentin turk, Rexhep Tayip Erdogan, me të cilin janë përshëndetur dhe më pas janë ulur edhe pranë njëri – tjetrit.
Pamjet e vizitës atje dhe të takimit me mikun e tij Erdogan i ka shpërndarë vetë kreu i qeverisë shqiptare në një postim në Facebook, ndërsa përbri fotove shkruan:
‘Në TRT World Forum, një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë.’