-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Luftë me shtetin me lopata! Banorët në Bulqizë: Do vdesim dhe ujin s’e lëshojmë

Kryesoret

Luftë për ujin në 2022-shin. Banorët e fshatit Kërçisht i Epërm u mblodhën duke kundërshtuar marrjen e një burimi uji që buron në malin sipër fshatit, për të furnizuar 15 mijë banorë të zonës së Maqellarës.

Banorët ankohen se bashkia nuk ka arritur një marrëveshje me ta, pasi ujin që pretendon bashkia të marrë për Maqellarën e përdorin për vaditje. Ato nuk lejojnë marrjen e ujit, pasi në 30 vjet bashkia nuk ka bërë asnjë investim.

Ne nuk kemi për vete ujë të pijshëm. Çfarë investimi na kanë bërë? Na kanë bërë rrugë? Na kanë bërë ujë të pijshëm? Asnjë gjë nuk na kanë bërë.

A ka institucione këtu? Këtë ujë e marrin për ta shitur në Maqellarë, për të bërë dallavere. Më mirë të na marrin shpirtin siç na e kanë marrë 30 vjet se të na marrin ujë”, u shpreh një banor.

Do vdesim këtu, do bëhemi kufoma, ujin duke e marrë nuk keni”, u shpreh një e moshuar. Në disa momente ka pasur edhe tensione mes banorëve dhe përfaqësuesve të bashkisë, që në fund u tërhoq për të gjetur një marrëveshje me banorët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit