Administratorët e instaluar nga Rusia në qytetin Melitopol në Ukrainën jugore pohuan të martën se “dy pajisje shpërthyese” prej 15-20 kilogramësh TNT u përdorën për të hedhur në erë një pjesë të një ure që përdorej për furnizimin e forcave të armatosura ruse.
Yevgeny Balitskyi, kreu i rajonit të Zaporizhzhia, i emëruar nga Rusia, tha në Telegram “persona të panjohur hodhën në erë dy mbështetëse betoni të armuar të urës së rrugës, pas së cilës ura u rrëzua”.
Ai theksoi se dëmtimi i urës “nuk ndikoi aspak në trafikun e mallrave” dhe pohoi se ura “nuk kishte asnjë rëndësi strategjike”.