-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Lufta” për kreun e ri të SPAK-ut, Yuri Kim jep dy mesazhe të forta: Do jem këtu

Kryesoret

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim sot kishte dy mesazhe të forta për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut. Drejtuesi aktual i SPAK-ut Arben Kraja do të duhet që në 19 Dhjetor të lirojë zyrën. Në garë janë tre emra; Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili. Prapaskenat flasin se dëshira e amerikanëve është Dumani, ndërsa pushteti po lobon për Kondilin. Kulisat kanë nisur prej disa muajsh për pasardhësin e Krajës.

Nuk përjashtohet dyshimi që në funksion të kësaj lufte të heshtur, qëndron edhe njoftimi i paprecedentë pak ditë më parë i ministrisë së Jashtme që deklaroi se Yuri Kim po largohet nga Shqipëria. Sinjal i qartë për anëtarët e KLP-së nga duhet të anojnë.

Por sot, ambasadorja ishte e qartë kur tha dy mesazhe; së pari diplomatja deklaroi se ka tre vite këtu, aq sa është edhe mandati i një ambasadori, por theksoi se do të qëndrojë edhe “ca më gjatë” duke i dhënë një përgjigje edhe segmenteve brenda pushtetit që nisën festën.

Mesazhi i dytë në mënyrë indirekte, por ishte i qartë që shkonte për KLP-në që ka në dorë zgjedhjen e kreut të SPAK-ut. “Vendime që kush do të jetë këtu apo atje në krye të këtij institucioni, nuk mund të vazhdojmë kështu” tha ajo.

Reforma në drejtësi është e rëndësishme jo vetëm se përmbush një kërkesë të BE-së, por është kërkesa e drejtë e popullit shqiptar. Shikoni sa larg keni arritur deri tani. 4 vite më parë në gjykatën e Lartë ishte vetëm një gjyqtar, por sot kemi një trupë të plotë.

Na mungojnë vetëm tre dhe shpresoj që shumë shpejt mund të realizohet. Njerëzit thonin se do të ishte vështirë të kishim një gjykatë Kushtetuese funksionale, por me vullnet ishte e mundur të kishim një gjykatë Kushtetuese funksionale.

Kemi edhe dy javë që kanë mbetur nga 2022, por mendoj se brenda tre mujorit të parë të 2023 kjo gjykatë do të ketë të gjithë gjyqtarët. Duhet të ofrojmë drejtësi për njerëzit. Populli shqiptar pret me padurim gjykatat e plotësuara me gjyqtar që janë të paftë dhe paanshëm për të dhënë drejtësi. Jo hakmarrje, por drejtësi. E kuptojmë frustrimin e popullit shqiptar, “drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”.

Ta intensfikojmë këtë përparim. Të bëhet zero numri i çështjeve të prapambetura. Vendoni përparësi për çështjet më urgjente. Reforma po jep rezultate të dukshme, të prekshme dhe konkrete, por njerëzit duan më shumë. ne biem dakord, duhet të ketë më shumë. Nuk ka qenë e lehtë, ndonjëherë ka pasur gabime, ky është proces njerëzor, por mbetemi të angazhuar që SHBA nuk do të ndalojnë.

Unë kam tre vite në Shqipëri dhe do të jem këtu edhe për ca më gjatë. Por kjo është ajo që kam mësuar, që ka një sfidë të madhe këtu. Kjo nuk ndodh sepse Shqipëria është e keqe apo e korruptuar, por ka një histori këtu. Empati dhe respekt për historinë që ka kaluar ky vend. Vendime që kush do të jetë këtu apo atje në krye të këtij institucioni, por ne nuk mund të vazhdojmë kështu.

Le të sigurohemi që vendimet që merren, do të mund ta çojnë Shqipërinë drejt të ardhmes, që nuk do të na ngecin diku, nuk do të na çojnë pas, por është koha të ecim përpara. Falenderoj KLP, KLGJ, gjykatë e Lartë dhe Kushtetuese, institucionet e vettingut” tha Kim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit