Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot se nuk mund të ketë bisedime për tërheqjen e forcave ruse nga Ukraina para fundit të vitit.
“Kjo nuk mund të diskutohet” tha Peskov në përgjigje të pyetjes nëse Rusia po shqyrton mundësinë e fillimit të tërheqjes së forcave të saj nga Ukraina para fundit të vitit, raportoi “TASS”.
Ai vuri në dukje se për të arritur paqen, është e nevojshme të merret parasysh situata e re në terren, sipas tij aneksimi i rajoneve të reja nga Rusia.
“Ky realitet tregon se Rusia ka territore të reja konstituive. Ato u shfaqën si rezultat i referendumeve të mbajtura në këto territore.
Pa marrë parasysh këtë situatë të re në terren, çdo përparim drejt zgjidhjes do të jetë i pamundur”, theksoi Peskov.