Besimi është një pjesë e madhe e themelit psikologjik të njerëzimit.
Ai luan një rol jetik në miqësi, marrëdhënie, dinamikë familjare dhe punë. Pra, të dish se kujt mund t’i besosh dhe kur mund t’i besosh është gjithmonë e rëndësishme. Shkenca e psikologjisë së sjelljes (kognitive) ka punuar për të gjetur shenjat joverbale që mund të na ndihmojnë të kuptojmë nëse mund t’i besojmë dikujt apo jo.
Në fakt, sipas hulumtimeve ekzistojnë katër shenja joverbale që nëse vëreni dikë është më mirë të shmangni besimin.
Këto katër shenja joverbale që mund t’i përdorni për të gjykuar nëse duhet t’i besoni dikujt apo jo janë: prekja e fytyrës, lëvizjet nervore të gishtërinjve, kryqëzimi i krahëve dhe largimi nga bashkëbiseduesi gjatë bisedës (përkulur nga shpina).
Megjithatë, kombinimi i lëvizjeve të mësipërme mund t’ju ndihmojë të vendosni nëse do t’i besoni një personi. Në fakt, sa më shpesh një person i bën këto lëvizje, aq më pak i besueshëm është.