Një bastisje e re u zhvillua sot në selinë e Parlamentit Evropian në Strasburg në kuadër të hetimit për skandalin e korrupsionit, i njohur tashmë si “Katargate”.
Siç raporton “Politico”, zyra e Mychelle Rieu, një zyrtare që punon në nënkomitetin e Parlamentit Evropian për të drejtat e njeriut, u mbyll nga njerëzit e policisë federale.
Nga operacioni është sekuestruar një kompjuter në lidhje me punën e këtij komisioni. Roli i komitetit është të “rrisë ndërgjegjësimin për situata specifike të të drejtave të njeriut”, duke përfshirë edhe aktorët e jashtëm.
Belgët i gjetën eurodeputes 1.5 milionë euro, i ati u kap me valixhe me para
Hetuesit belgë zbuluan dhe sekuestruan më shumë se 1.5 milionë euro para cash gjatë hetimeve në lidhje me hetimin e korrupsionit në Parlamentin Evropian.
Të hënën, zyra e prokurorisë tha se “disa qindra mijëra euro” u sekuestruan në tre lokacione: 600,000 euro në shtëpinë e një të dyshuari (Pierre Antonio Pancheri), 150,000 euro në banesën e eurodeputetes (Eva Kaili) dhe “disa qindra mijëra euro” në një valixhe në një hotel në Bruksel (babai Eva Kailis). Skandali ka tronditur Brukselin.
Çfarë është “Katar-gate”? Arabët duan “strehë” të re brenda BE-së