24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të lindurit pas 2008 nuk mund të blejnë kurrë cigare në këtë shtet

Kryesoret

Zelanda e Re ka miratuar një legjislacion, se kushdo që ka lindur pas vitit 2008 nuk do të mund të blejë kurrë cigare apo produkte duhani.

Numri i njerëzve që mund të blejnë duhan do të tkurret çdo vit. Deri në vitin 2050, për shembull, 40-vjeçarët do të jenë shumë të rinj për të blerë cigare.

Ministrja e Shëndetësisë Ayesha Verrall, e cila prezantoi projektligjin, tha se ishte një hap “drejt një të ardhmeje pa duhan”.

“Mijëra njerëz do të jetojnë më gjatë, do kenë jetë më të shëndetshme dhe sistemi shëndetësor do të jetë 3.2 miliardë dollarë më mirë nga fakti që njerëzit nuk do të trajtohet për sëmundjet e shkaktuara nga pirja e duhanit”, tha Verrall.

Norma e duhanpirjes në Zelandën e Re është tashmë në nivelet më të ulëta historike, ku vetëm 8% të të rriturve pinë duhan çdo ditë sipas statistikave të qeverisë të publikuara në nëntor, në rënie nga 9.4% vitin e kaluar.

Projektligji është krijuar gjithashtu për të kufizuar numrin e shitësve me pakicë që shesin produkte të duhanit dhe të reduktojë nivelet e nikotinës në produkte për t’i bërë ato më pak të varura.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit