Gent Ibrahimi është gjyqtari i 9 i betuar për Gjykatën Kushtetuese. Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka reaguar për këtë çështje ku është shprehur se më në fund Kushtetuesja ka një trup të plotë.
“Gjyqtari i 9 i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë u betua. Gjykata Kushtetuese arriti funksionalitetin në dhjetor 2020 me 7 gjyqtarë. Tani, për herë të parë që nga tetori i 2016, Gjykata Kushtetuese ka trupë të plotë. Ky është një moment kyç në zbatimin e reformës në drejtësi. Gur mbi gur… Ky ishte rezultati i bashkëpunimit midis institucioneve, përfshi Presidencën, Parlamentin, KED, Gjykatën e Lartë. Hapi tjetër: Presim plotësimin e trupës së Gjykatës së Lartë në fillim të vitit tjetër, që më shumë çështje të përpunohen në kohë. Urime dhe suksese!” ka shkruar ajo në Twitter.
1/2 The 9th judge was sworn in to 🇦🇱 Constitutional Ct. ConstCt achieved functionality in Dec 2020 with 7 judges. Now – for 1st time since Oct 2016 – ConstCt has full bench. This is a significant milestone in implementation of justice reform. Gur mbi gur… https://t.co/KvMMOx1F1S
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) December 14, 2022