-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse i qëllove dy kushërinjtë? Dy vite mes maleve, vrasësi i Shkodrës del kokulur në gjyq

Kryesoret

Ditën e sotme gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka lënë në “arrest me burg” Daniel Pepajn që akuzohet për vrasjen e dyfishtë të dy kushërinjve, Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj dy vite më parë në Malësi të Madhe. Arratia mori fund kur i riu vendosi vetë që të dorëzohej.

Kokulur dhe i heshtur, Daniel Pepaj nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me vrasjen e ndodhur më 3 tetor të vitit 2020 duke mos dashur që të flasë momentalisht.

Edhe avokati Arbër Raja po ashtu nuk ka bërë asnjë deklarim rreth vrasjes së dyfishtë ndërsa kërkoi që Daniel Pepaj të lihej “arrest shtëpie” duke qenë se 27-vjeçari është vetëdorëzuar në polici, por gjykata e rrëzoi.

Vilsoni dhe Klementi u gjetën pajetë dy vite më parë pranë një parcele me drogë. Pas gjetjes së dy trupave të pajetë, u konstatuan se të dy viktimat ishin qëlluar me nga një plumb pas shpine.

Vilsoni ishte goditur me një plumb në kokë ndërsa Klementi, është qëlluar me një predhë në shpinë. Policia akuzoi Pepajn për vrasjet dhe e shpalli në kërkim. Pista kryesore që ka sjellë konfliktin dhe më pas vrasjen ka qenë kanabisi.

FOTO/ Mes dëborës dhe dy zjarreve! Ky është vrasësi që fjeti dy vite në mal në Shkodër

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit