Portieri gjerman, Manuel Neuer zgjodhi të largonte dhimbjet e tij pas eliminimit të Gjermanisë në fazën e grupeve të Kupës së Botës duke bërë ski ku për pasojë theu këmbën.
Për shkak të dëmtimit ai do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit me Bayern Munichen.
Një situatë e cila la bavarezët pa portier.
Zgjidhja e këtij problemi duket se është portieri maroken, Yassin Bounou.
Ai aktualisht është portier i Sevillias.
Portieri maroken bëri bujë në Kupën e Botës me kombëtaren që arriti në gjysmëfinale dhe pasditen e së shtunës do të përballet për vendin e 3-të kundër Kroacisë.
Bounou është në një moshë të madhe (31) dhe ka shumë përvojë pasi ka qenë portieri kryesor i Sevillas për tre vjet dhe logjikisht duket si zgjedhja ideale.